Një mik i madh i Shqipërisë është vlerësuar me titullin e larte “Honoris Causa” nga Albanian University. Senati Akademik i Albanian University, unanimisht i akordoi titullin “Honoris Causa” zotit Karl Fink. Austriaku Karl Fink është sipërmarrës, ka pasur një dimension të mahnitshëm shoqëror/humanitar, ku gjatë gjithë karrierës së tij në fokus ka qenë mbështetja e kauzave të ndjeshme sociale.

Gjatë periudhës që ai drejton “Viena Insurance Group”, me iniciativën e tij janë ndërmarrë nisma e mbështetje sociale në ndihmë të target grupeve të personave në nevojë në Austri e në Ballkan. Zoti Fink ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë, duke ndihmuar në mënyrë të vazhdueshme organizatat bamirëse në vendin tonë. Për Presidentin e Albanian University, zotin Astrit Veliaj, Karl Fink eshte jo vetem lider biznesi por edhe një personalitet i angazhuar në përcjelljen e vlerave të larta njerëzore. Sakaq, zoti Karl Fink ftoi 10 studente te Albanian University te vizitojnë gjigandin “Vienna Insurance Group”.

“Në fakt mua më pëlqen më shumë të veproj sesa të flas, asnjë nuk mund ta zëvendësojë diturinë, me eksperiencën. Për këtë arsye, do doja që me lejen e Senatit akademik, të ftoja 10 studentë të Albanian University të vizitojnë zyrat qendrore te “Vjena Insurance Group”, uroj që vizita juaj te veje re angazhimin tone, “Mendo globalisht, vepro lokalisht”. Por mos të harrojmë edhe traditën tonë shekullore të miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë” Rrofsh Albanian University!!”, tha Fink. I pyetur nga ‘News 24’, zoti Fink u shpreh i surprizuar nga titulli “Honoris Causa” akorduar nga ‘Albanian University’.

“Sigurisht është një ndjesi shumë e mirë, është një nder i madh, kurrë nuk e prisja diçka të tillë. Kjo është vizita ime e parë në Tiranë, kam vizituar rajonin disa herë pasi jam konsull nderi i Malit të Zi. Unë ftova studentë nga Albanian University, pasi do jetë interesante qe ata të vizitojnë kompanitë dhe t’u tregojmë Vjenën dhe uroj që do ta pëlqejnë gjithë eksperiencën”, shtoi ai. Në ceremoni ishin të pranishëm familja e zotit Fink si dhe Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Dr. Christian Steiner.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb