Gjykata Kushtetuese ka shpallur sot vendimin për Operacionin ‘Forca e Ligjit’, ku është vendosur rrëzimi i kërkesës.
Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. OFL-ja përfundoi në Kushtetuese, pasi është denoncuar për një aksion të saj si antikushtetues.
Gjithçka ka nisur pas kërkesës së një subjekti, Edlir Hysenaj. Në kuadër të aktit normative numër 1 të datës 31 janar 2020, Hysenajt iu sekuestrua një automjet në kuadër të OFL, pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani.
