Në 2006, Carnnavaro ngrinte në qiell, në mes të Berlinit, Kupën e Botës, një sukses i jashtëzakonshëm. Nga ai moment magjik, Italia nuk ka arritur më kurrë të ngrejë kokë.

Në 2010 u eliminuan që në raundin e parë, në fazën e grupeve, i njëjti fat edhe katër vite më pas. Fati i keq nuk përfundoi këtu, por gjërat u bënë edhe më keq, teksa në dy botëroret pasuese nuk arritën as të kualifikoheshin fare, e fundit drama përballë Maqedonisë së Veriut.

Në shifra, në 20 vitet e fundit, Italia ka luajtur vetëm 6 ndeshje në Botëror, shifra alarmante. Për një përfaqësuese që ka fituar 4 herë Kupën e Botës, të lush vetëm 6 ndeshje në 20 vite e bën të vështirë për ta besuar, por ky është një fakt i pakontestueshëm.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: