Recete nga znj Eneida
Përbërësit
500 gr makarona të gjata tub
500 gr mish i grirë
1 qepë e madhe
1 karotë
2 thelpinj hudhër
200 gr salcë domatesh
Majdanoz
Kripë
Piper i zi
1 lugë e vogël sheqer
Për beshamelin: 100 gr gjalpë
100 gr miell
1 litër qumësht
1 e verdhë veze
Kripë
Arrë moskat
100 gr djathë kaçkavall
Përgatitja
Vendosim makaronat për të zier dhe më pas i spërkasim me vaj ulliri të mos ngjiten. Skuqim mishin e grirë dhe shtojmë qepën dhe karotën të prera në kubikë. I skuqim deri sa të zbuten dhe shtojmë dhe hudhrën. I gatuajmë bashkë dhe shtojmë salcën e kuqe, kripën dhe piperin e zi. Pasi janë skuqur pak, shtojmë dhe pak ujë si dhe sheqerin. Përgatisim beshamelin duke skuqur miellin në gjalpë. Shtojmë gradualisht qumështin duke trazuar dhe pasi të jetë trashur masa, hedhim kripën, arrën moskat dhe të verdhën e vezës. Shtrojmë gjysmat e makaronave në tavë si dhe disa lugë beshamel dhe djathë kaçkavall. Shtrojmë kimanë e përgatitur, makaronat si dhe pjesën tjetër të beshamelit bashkë me djathin. I pjekim në 220 gradë për 35-40 minuta.
(BalkanWeb)
