Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës po vazhdojnë, por ka pasur pak përparim në çështjet kryesore politike.

Kështu është shprehur një anëtar i ekipit negociator rus. Vladimir Medinsky tha se të dyja palët nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët. Megjithatë, ai tha se po afroheshin pranë një dakordësimi për çështjet dytësore.

“Negociatat kanë vazhduar edhe gjatë javës, nga e hëna në të premten, në formatin e videokonfenrencës. Pritet që të vazhdojnë edhe nesër”, tha negociatori.

Lufta, ka kulmuar edhe me deklaratat e vendeve perëndimore.

Të gjithë njëzëri ato kanë dënuar agresionin rus, ndërsa së fundmi kanë forcuar mbrojtjen kimike, bërthamore dhe biologjike, për t’iu përgjigjur kërcënimeve të Putinit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: