Një 22- vjeçar britanik, i cili ishte zhdukur për më shumë se një javë, është gjetur i vdekur në një pus në Algarve, Portugali, pranë qenit të tij të pajetë.
Kërkimet për 22-vjeçarin Harry Bradley filluan menjëherë pasi ai u zhduk nga fshati Paderne pranë vendpushimit të Albufeira më 17 mars.
Policia konfirmoi se kishte gjetur trupin e tij, së bashku me atë të qenit, Nim, në një pus në qytetin e Sao Bartolomeu de Messines, 15 minuta me makinë në veri.
Shkaku i vdekjes së tij nuk është ende i qartë edhe pse burime thanë se nuk kishte prova që të tregonin për një krim. Sakaq pritet autopsia për të zbuluar shkaqet reale.
