Spanja ka qenë dhe mbetet një tabu shumë e madhe për Shqipërinë. Në tetë përballje me “furitë e kuqe” nuk kemi arritur kurrë ti marrin qoftë dhe një barazim: 8 ndeshje 8 humbje, 31 gola të pësuar, vetëm 3 të shënuar. Këtë herë, në përballjen e së shtunës, i shkuam shumë pranë një rezultati historik, për fat të keq dalin sërish duar bosh, pas perlës së Dani Olmo.

Shqiperia
Shqiperia

Goli i Myrto Uzunit krijoi një iluzion shumë të bukur, na riktheu pas në kohë teksa në të shkuarën vetëm Shkëlqim Muça dhe Sokol Kushta kishin arritur ti shënonin spanjolleve. Ky nuk ishte detaji i vetëm, Uzini i gëzohet një tjetër rekordi shumë interesant. Sulmuesi kuqezi u transferua te Granada, në La Liga, skuadër ku ende nuk ke ka provuar shijen e golit.

Uzuni
Uzuni

Uzuni e bën “sefte” pikërisht përballë përfaqësueses spanjolle. Tek Ekipi i Granada kanë një arsye të fortë për të festuar pasi për herë të parë një lojtar që aktivizohet për ekipin e tyre arrin ti shënojë një gol përfaqësueses spanjolle.
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb