Pas humbjes me rezultatin 2-1 në miqësore ndaj Spanjës, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla është shprehur se ekipi “kuqezi” bëri një hap të rëndësishëm përpara.

Krahas një fotoje të postuar në “Instagram”, lojtari i Romës thekson se nga ndeshje si ajo e mbrëmjes së shtunë mësojnë shumë.

Kumbullllla
Kumbullllla

“Në Barcelonë luajtëm ndaj një skuadre pretendente për të fituar Botërorin. Ishte një hap i rëndësishëm për rritjen tonë. Mësojmë shumë nga këto ndeshje.”-shkruan Kumbulla.

Ky reagim i mbrojtësit ka ardhur ditën e sotme, ndërsa Kombëtarja ndodhet ende në Spanjë, ku po vazhdon stërvitjet për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë që do luhet të martën në orën 18:00 në “Air Albania”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb