Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në Radhimë dhe Orikum për objektet pa leje.
Bëhet e ditur se aksioni ka nisur në vijën e bregdetit. Vlen të përmendet, se para disa ditësh, me urdhër të njësisë anti-korrupsion, u arrestuan disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë në Kadastrën e Sarandës.
Ata dyshoheshin se kishin dhënë certifikata pronësie, pa përmbushur kriteret e nevojshme.
(BalkanWeb)