Shkrimtari Odise Grillo është përkujtuar në 90-vjetorin e lindjes sot në një takim në Qendrën Kombëtare të librit. Shkrimtarë, miq e botues të përfshirë në laminë e letërsisë për fëmijë, ku ai ishte mjeshtër, folën për vlerat e Grillos.
“Grillo është shkrimtari që la pas 120 libra. I dha letërsisë leksikun e tematikën”, tha Alda Bardhyli.
Shkrimtarët u ndalën në kujtimet me të. Qendra e librit synon të nxisë veprat për fëmijë përmes çmimeve që jep çdo vit.