Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Pepel.

Policia e Gjirokastrës bën me dije se një 63-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuar.

63-vjeçari V.K., banues në fshatin Vrisera, Dropull është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune në trup.

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:30, në rezervuarin e Pepelit, në afërsi të fshatit Pepel, Dropull, është gjetur i mbytur, në dukje pa shenja dhune shtetasi V. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vrisera, Dropull.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: