Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk deklaroi se Ukraina shpreson që të jetë në gjendje të evakuojë civilët nga disa qytete të rrethuara.

Kjo nënkupton edhe hapjen e korridoreve humanitare në qytetin-port të Mariupolit – qytet i rrethuar ku 160,000 banorë janë të bllokuar – dhe që evakuimi të bëhet përmes makinave private, shkroi Reuters.

Të hënën, Ukraina paralajmëroi se disa rrugë ishin të pasigurta për shkak të sulmeve të mundshme nga forcat ruse. Kujtojmë se Rusia më 24 shkurt nisi luftën në Ukainë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb