Kombet e Bashkuara kanë kërkuar që Moska dhe Kievi të hetojnë torturat që dyshohet se janë kryer ndaj të burgosurve të luftës në Ukrainë.

Kreu i Misionit të Monitorimit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë, Matilda Bogner, ka bërë thirrje që nëse këto keqtrajtime janë të vërteta të ndalen menjëherë.

“Është e rëndësishme që këto lloj episodesh dhe çdo keqtrajtim që mund të ndodhë të ndalet menjëherë”, bëri me dije.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb