Miliarderi rus Roman Abramovich, pronar i klubit të futbollit Chelsea, është pjesë e bisedimeve për arritjen e një marrëveshje që po mbahet sot në Stamboll.

Në pamjet e transmetuara nga mediat turke, maniati shihet i ulur në një tavolinë përkrah Ibrahim Kalin, zëdhënësit të Presidentit Erdogan, ndërsa mban kufje përkthimi. Ai nuk është në tryezën kryesore të delegacioneve ruse dhe ukrainase.

Kalin thuhet se ka ndihmuar në koordinimin e takimeve midis oligarkut rus dhe një anëtari të delegacionit ukrainas në hotelet e Stambollit.

Prania e Abramovich në këto bisedime tregon se ai është ende i përfshirë në njëfarë niveli në përpjekjet e ndërmjetësimit.

Dje në mediat botërore qarkulluan disa raporte se ai pësoi simptoma të dyshimit të helmimit gjatë bisedimit për paqe në kufirin Ukrainë-Bjellorusi në fillim të këtij muaji.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb