FIER

Një ambulancë ka mbërritur në lagjen “Apolonia” në Fier ku po zhvillohet një operacion policie që ka lidhje me atentatin e Elbasanit.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se në vend kanë mbërritur edhe ekspertë të kriminalistikës.

Forca të shumta policore kanë kryer kontrolle në zonë, ndërsa kanë ngritur edhe një dron për të kryer kontrolle. Në pamjet e siguruara nga gazetari Ervis Kuçi dhe operatori Ilmi Saliaj për “BalkanWeb” shihet se si forcat e policisë dhe efektivë të RENEA-s vrapojnë me armë në dorë. Më pas një person shoqërohet që dyshohet të jetë shtetasi Nuredin Dumani.

Policia iu ka kërkuar mediave dhe qytetarëve të largohen. Në video dëgjohet teksa flitet për snajper, ndërsa një dron kryen kontrolle në zonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb