RENEA ka zhvilluar një aksion blic mbrëmjen e së martës në Fier, ku në pranga ra i shumëkërkuari Nuredin Dumani.
Dumani i cili kishte marrë një plumb në shpatull fillimisht iu nënshtrua një operacioni në spitalin e Fierit.
Nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb në ambientet e spitalit shihen forcat të shumta policie.
Pas stabilizimit të gjendjes së tij, Dumani është transportuar në spitalin e Traumës në masa të rrepta sigurie. Ambulanca e cila ka kryer edhe transportimin është shoqëruar nga dy furgonë të RENEA-s.
(BalkanWeb)