Një 52-vjeçar me iniciale A.K., në Këlcyrë është ndaluar nga policia pasi dyshohet se nga ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.

Uniformat blu bëjnë me dije se në lidhje me këtë rast u procedua për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Tepelenë.

Këlcyrë -Informacion

Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë ndaluan shtetasin A. K., 52 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 16 vjeçe.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u procedua për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Tepelenë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet proceduan penalisht shtetasin A. K., 57 vjeç, banues në Përmet, pasi u konstatua duke kryer punime me material betoni në pronën e tij, pa lejen përkatëse.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: