Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim zyrtar me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.
Takimi i dy titullarëve të Këshillave që drejtojnë sistemin e prokurorisë dhe atë të gjyqësorit, hap edhe siparin e takimeve zyrtare të kreut të ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla.
Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi institucional mes këtyre dy organeve qeverisëse.
Kreu i KLP-së, shprehu vullnetin dhe impenjimin e tij personal dhe të gjithë Këshillit, për të zhvilluar më tej ndërveprimin mes të dy Këshillave, duke vënë theksin tek bashkëpunimi në kuadër të hartimit të akteve nënligjore, procedimet e përbashkëta disiplinore si dhe mbledhjet e përbashkëta që zhvillojnë KLP dhe KLGJ.
(BalkanWeb)
