Deputetja e PD, Jorida Tabaku është ndalur gjatë fjalës në Kuvend te inceneratorët. Ajo tha se ka ardhur koha që SPAK të guxojë më shumë dhe të vendosë prapa hekurave ministra e kryetarë bashkish, të përfshirë sipas saj në këtë aferë.

“Me kokën ulur do të kërkonin ndjesë që Bllako dhe Koka kanë qenë anëtar të grupit parlamentar. Ne flasim për gazin dhe luftën e jo për një realitet të bërë nga Rama. Para drejtësisë duhet të ishin disa ministra dhe kryetar bashkie. Të vish këtu dhe të diskutosh për aktin normativ, ku ndërkohë paguan 90 mijë dollarë në ditë për inceneratorët, nuk tregon normalitet. Nëse do të kishe normalitet do të thoshte se si ndryshon akti normativ, duke ndërprerë inceneratorët Kjo sot është një akuzë e njohur nga një organ i specializuar. SPAK-u sot duhet të kishte çuar përpara drejtësisë, Edi Ramën, Ahmetajn,. Gjiknurin, Veliajn, Subashin, Emirjana Sakon që duhet të jepnin përpara drejtësisë llogari.

Sot këto janë grup i strukturuar kriminal. Gjykata speciale po diskuton për masat e arrestit për 9 persona të cilët janë përpara drejtësisë për disa akuza, duke filluar nga korrupsioni. Të gjitha akuzat i kemi ngritur në vite. Ky parlament duhet të diskutonte se cfarë normaliteti të ri kemi. Çdo diskutim tjetër, sigurisht pa folu për këtë do të jetë në ndihmë të qeverisë. Cdo debat tjetër që bëhet, bëhet për t’i ikur detyrimit për përgjegjësinë që ka mazhoranca që mbrojti një vepër korruptive. U bë zëdhënëse e një vepre kolektive dhe e mbrojti atë me vrull dhe energji. Para pak ditësh e kam quajtur akuzën e ngritur nga SPAK një hap përpara. Sot drejtësia është në provë të jashtëzakonshme. Sytë e publikut janë atje. Kam drejtuar komisionin hetimor për inceneratorët.

Prodhuam një raport që u kthye në një padi nga SPAK. Duhet të vazhdonte edhe me Subashin për të njëjtën arsye që është arrestuar Bllako. Me dijeninë e tij, Subashi ka marrë pjesë në këtë veprim dhe në pagesat. Subashi është bërë pjesë e këtij krimi. Janë 3 inceneratorë, është koha që SPAK të veprojë dhe shqiptarët të shohin se kush e ka radhën dhe radhën e kanë ato që janë me pushtet nëse SPAK do të guxojë. Është bërë e qartë në sytë e publikut. Nafta për fermerët është për qëllime elektorale. Nga fondet përfitojnë vetëm socialistë. A ka qytetar të thjeshtë që merr përfitime në këtë vend? Deputetët socialistë ndajnë mes tyre pjesën e aplikimit. Po kush i përfaqëson qytetarët e thjeshtë? Çmimi i energjisë u tha që nuk është rritur, por për bizneset është rritur”, tha Tabaku.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb