Deputeti Tritan Shehi i ftuar në emisionin ‘Frontline’ ka shprehur edhe njëherë nevojën për thellimin e hetimeve të SPAK.

Shehi u shpreh se sot kemi një shtet të korruptuar dhe të inkriminuar dhe kjo nuk ka zgjidhje drejtësie, por zgjidhje politike, përmbysje.

 

Basha është dorëhequr, por nuk është dorëzuar?

Shehu: Unë uroj që askush të mos dorëzohet, të gjithë të respektojnë rregullat brenda PD. Ne nuk kemi luksin të urojmë që njëri të dorëzohet. Ne duhet të jemi aktiv kundër regjimit.

SPAK po godet vetëm majtas?

Shehu: Këto zullume janë shumë të mëdha dhe janë shumë më të mëdha nga çfarë duken. Unë uroj që çështja të thellohet. Kanceri i madh i Shqipërisë është korrupsioni. Unë akoma  nuk kam shumë besim dhe mendoj se ende jemi shumë larg. Mjafton të pyesim qytetarët se si po përballen. Korrupsioni nuk ka afat kohor, por problemi është se në vend që të jetë në rënie, korrupsioni ka shkuar në rrugë galopante. Sot kemi shtetin të lidhur me krimin, drogën , kanabizimin e Shqipërisë e bën shteti. Nuk janë çështje të një apo dy individëve. Sot kemi një shtet të korruptuar dhe të inkriminuar. Kjo nuk ka zgjidhje drejtësie, por zgjidhje politike, përmbysje.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb