BE-ja do t’i kërkojë Kinës që të mos i ofrojë armë Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës dhe as mos të lëshojë pe për Putin sa i takon sanksioneve perëndimore. Presidenti i Kinës Xi Jinping, i cili deri më ka refuzuar të dënojë sulmin e Moskës ndaj fqinjit të saj, do të mbajë një samit virtual tre-orësh me zyrtarë ditën e nesërme, duke përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Në fillim të shkurtit, Kina dhe Rusia lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se marrëdhënia e tyre ishte pa kufij. Pas këtyre deklaratave, udhëheqësit evropianë nuk e fshehën shqetësimin duke e parë si manifest për të ripërcaktuar rendin ndërkombëtar. Dhe vetëm disa disa javë më vonë, Presidenti Putin pushtoi Ukrainën.

Zyrtarët perëndimorë tani besojnë se Moska i ka kërkuar Pekinit ndihmë ushtarake dhe të tjera ndihmesa për të zbutur goditjen e sanksioneve. Burimet nga BE thonë se von der Leyen do t’i kërkojë presidentit Xi që të refuzojë kërkesa të tilla ruse dhe në vend të kësaj të përdorë fuqinë e Kinës për t’i dhënë fund luftimeve, duke argumentuar se dëmi në ekonominë globale nuk i sjell dobi askujt, raporton BBC.

Por ministri i jashtëm i Kinës e ka lavdëruar Rusinë këtë javë për atë që e cilësoi ‘parandalimin e një krize humanitare në shkallë të gjerë’ dhe këmbënguli se marrëdhënia me Moskën po shkonte në drejtimin e duhur. Zyrtarët e Brukselit nuk presin një marrëveshje të rëndësishme nga bisedimet virtuale, duke shpresuar se Kina do ta orientojë Putinit që të heqë dorë nga përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë, siç janë ato bërthamore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: