Nata që lamë pas ishte një nga më të tmerrshmet për lojtarin e Lazios, Raul Moro. Ai po udhëtonte mbrëmë me makinë drejt Romës, së bashku me të atin, teksa rreth orës 23:00, u ndalua nga një grup prej katër vetash. Personat në fjalë u hoqën si agjentë, duke ndalur makinën e 19 vjeçarit.

Grabitësit ushtruan dhunë ndaj tyre dhe më pas, pasi morën Mercedesin, u larguan. Futbollisti dhe prindi i tij u dërguan në spitalin e Castel Giubileo, për të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore.

Makina u gjet pas pak orësh, në Castel Giubileo. Policia po merret me rastin dhe shumë shpejt mund të kemi të reja. Ngjarje të tilla sa vijnë e shtohen në Itali, sakaq muajt e fundit kanë qenë të shumtë lojtarët që kanë rënë pre e grabitjeve.

Raul Moro ka luajtur këtë sezon me Lazion për 11 ndeshje, por pa ia dalë dot të jetë protagonist.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb