Për analistin Genc Burimin, kriza e çmimeve dhe ekonomisë është e pashmangshme jo vetëm në Shqipëri, por kudo në Europë. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Burimi tha se po hyjmë në një tunel inflacioni.
Lidhur m,e situatën politike në vend, Burimi e ka konsideruar Berishën sot si super të fuqishëm duke iu dhënë një mësim SHBA-ve.
Rama e kishte gabim kur talleshe me qytetarët pak ditë më parë kur protestonin kur ate revolt e gjen kudo në Europë. Rritja e çmimeve është e pashmangshme. Gjithçka duhet të indeksohet, Sot me këtë krizë bankat qendrore nuk kanë mundësi të dredhin më para. Kemi hyrë në një tunel inflacioni që se kemi njohur më parë. Në Perëndim po u rritën çmimet, qyetarët nuk të falin rrëzojnë qeverinë. Kemi hyrë në një maratonë, nuk dihet se kush do të rezistojë. Kjo l;luftë mund të zgjasë për sa kohë që Zelensky nuk ulet me Putin dhe bën çfarë do ai.
Kjo situatë është vendimtare edhe për Francën e cila është në zgjedhje.
Shqipëri
Rama u zgjodh se nuk kishte një alternative. Vendi u fut në krizë pasi SHBA shpalli non grata Berishën. Amerikanët e morën sot mësimin. Berisha është i plotfuqishëm tani do të negociojë për heqjen e non gratës. Meta dhe Berisha do krijojnë një qeveri në hije.
Si do e tërheqë PD elektoratin gri?
Sa më shumë kalon koha aq më shumë bie besimi te qeveria.
