Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet në zona të ndryshme në vend, për të parandaluar aksidentet si për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Gjatë kësaj jave janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative veçanërisht:

Drejtues mjetesh të cilët nuk zbatojnë detyrimin për të ndaluar në vijat e bardha në kundërshtim të ligjit numër 8378, datë 22.07.1998, Kodi Rrugor i ndryshuar neni 189 paragrafi 1.

Policia Rrugore e Tiranës do të vijojë kontrollet e dedikuara, për të bërë të mundur parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e qarkullimit rrugor, duke rritur në maksimum parametrat e sigurisë rrugore.

Gjithashtu fton të gjithë qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb