Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë qarkun e Elbasanit. Aksi rrugor Elbasan-Librazhd është bllokuar në të dy anët e rrugës për shkak të inerteve.
Nga pamjet duket se në rrugë kanë rënë inertet duke rrezikuar qarkullimin. Policia i bën apel shoferëve që të tregohen të kujdesshëm gjatë drejtimit të mjeteve dhe të reduktojnë shpejtësinë.
Ndërkohë në aksin e bllokuar autoritetet po punojnë për të bërë të mundur lëvizjen e lirë të makinave.
Sakaq situata paraqitet mjaft kritike te kthesa e Murrashit, ndërsa disa automjete janë përmbytur nga uji dhe balta.
Qarku Elbasan-Informacion:
Për shkak të reshjeve të dëndura të shiut, të cilat kanë përfshirë qarkun e Elbasanit, apelojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Aktualisht aksi rrugor Elbasan-Librazhd është bllokuar në të dy anët e rrugës nga inertet dhe uji që rrjedh nga mali.
Në këtë aks ndodhet shërbimet e policisë si dhe firma kotraktore të cilët po punojnë për zhbllokimin e rrugës.
Policia Rrugore, ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.
(BalkanWeb)