Me statusin e kampionëve në fuqi, Franca kërkon të shkruaj historinë, kërkon të mbrojë titullin, për t’iu bashkuar në këtë mënyrë dy përfaqësuese si Italia dhe Brazili, të vetmet që e kanë arritur diçka të tillë.
Franca u shortua në Grupin D së bashku me Danimarkën, Tunizinë dhe një ndërmjet Perusë dhe fituesit të çiftit Emiratet e Bashkuara Arabe-Australi.
Në letër, Franca është këtë vit shihet favorite teksa Deschamps ka në dispozicion një grup fantastik, por kështu e kishte edhe në “Euro2020” por aventura e tyre përfundoi më shpejt se sa pritej teksa Zvicra i rezervojë një surprizë të hidhur.
Didier Deschamps, trajneri i “gjelave”, nuk sheh aq larg, por vlerëson rivalët e tyre, mbi të gjitha Danimarkën: “Danimarka është qartësisht rivali ynë më i fortë në grup. Janë gjysmëfinalist të “Euro2020” dhe të 11-ët në renditjen e FIFA-s. Danezët janë përpara Gjermanisë, duhen respektuar”, u shpreh Deschamps.