Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Dibrës, Lavdrim Krrashi i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ foli për vendimin e tij për t’u kthyer në Shqipëri, për të cilin tha se është vendimi më i mirë që ai ka marrë.

Në një intervistë me gazetaren Nisida Tufa, Krrashi u ndal tek situata në qarkun e Dibrës, zhvillimet politike në vend duke përfshirë edhe protestat e zhvilluara sëfundmi kundër rritjes së çmimeve.

“Unë kam ardhur për të kontribuar për vendin tim në mënyrë modeste. Deri tani nuk kam asnjë dyshim se ky është vendimi më i mirë që kam marrë”, u shpreh ai.

A gjithashtu tregoi se grupi i miqësisë Britani e Madhe Shqipëri  është i përbërë nga përfaqësues të opozitës dhe të mazhorancës.

“Unë u kam bërë ftesë grupit të miqësisë në parlamentin britanik dhe e pranuar me kënaqësi dhe erdhën dhe vizituan Shqipërinë për tre ditë. Përgjegjësia dhe angazhimi i Britanisë së madhe në Ballkanin Perëndimor mbetet shumë  madh. 2 miliard paund në vit, Agjenda e delegacionit në vend ishte tredimensionale. Ne bashkëpunojmë me Britaninë  e Madhe si një aleat shumë të madh që e kemi dhe në NATO. Marrëdhëniet tregtare sot nuk janë shumë në nivele të larta, pasi edhe turizmi shqiptar nuk është ende shumë i njohur, por me rënësi është që edhe sektori privat të luajë një rol po kaq të rëndësishëm. Shqipëria nga pikëpamja turistike është shumë e bukur por edhe e përballueshme për turistët britanikë. Por marrëdhëniet tona nuk mbeten vetëm në kuadrin e turizmit, britanikët kanë eksperiencën më të madhe për zhvillimin e infrastrukturën hekurudhore, po ashtu edhe energjia e rinovueshme është çështje shumë e rëndësishme. Mundësia e bashkëpunimit për thellimin e energjisë së rinovueshme është shumë reale”, tha më tej ai.

Pjesë nga intervista:

Çfarë spitaki nga Shqipëria?

Krrashi: E shprehen në vlerësim maksimal të qenit të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin. Unë di të them që shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë janë qytetarë që gjenden në krahun e drejtë të ligjit…Ata janë larguar me përshtypjet më të mira…

Me çfarë eksperience vini nga Londra?

Krrashi: Kam punuar gjithmonë në sektorin publik. Një eksperiencë e shkëlqyer dhe nuk ka gjë më të mirë se të kesh ndjenjën e të shërbyerit. Një nga qëllimet e mia është të fusim sa më shumë british në sistemin shqiptar…Komunikimi njerëzor dhe përgjegjësia publike është shumë e rëndësishme.

Tani jeni mes Shqipërisë dhe Anglisë?

Krrashi: Kam kaluar 27 vite në Britani, shkoj shpesh në Londër, por nganjëherë impenjimet e këtushme nuk me lejojnë.

Si është Dibra sot, dhe sa i keni kontaktet me terrenin si deputet i zonës?

Krrashi: Çdo javë jam me qytetarë të qarkut të Dibrës. Vlerësimi im është i njëjtë dhe qarku i Dibrës është një nga qarqet ku investimet publike i ka pasur me kursim, edhe pse ka disa vite që ka ndryshuar, kujtoj këtu Rrugën e Arbrit ndonëse është ende e papërfunduar.

Çfarë duhet bërë më mirë për Dibrën?

Krrashi: Shërbimi publik, duhet të jetë më pranë njerëzve. Investimi në ndërtimin e Arbrit duhet t vijojë me inkurajime të tjera që Dibra të arrijë standardet e duhura.

Situata politike, rritja e çmimeve, protestat?

Krrashi: Situata politike më duket normale në vija të përgjithshme. Sa i përket rritjes së çmimeve është fenomen që po ndodh,. Shqipëria po punon fort me aleatët për ta parandaluar, por për fat të keq edhe populli shqiptar do të vuajë këto pasoja.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb