Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në “Twitter” lidhur me organizimet në Vlorë për protesta.

Rama shkruan se ‘foltorexhinjtë’ nuk dinë të bëjnë gjë tjetër vetëm përshesh me baltë, ndërsa rithekson se projekti i Sheshit të Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorës.

“Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobusësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazmë, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!
Nuk u vë faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar me gjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!”, deklaron Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: