Gjykata e Korçës ka vendosur masën arrest me burg për Jani Kallanxhi, 62-vjeçarin i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij të mitur 7-vjeçare.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se në seancën për vlerësim të masës së sigurisë e cila u zhvillua ditën e dielë, u vendos se deri në përfundim të hetimeve 6- vjeçari do të qëndrojë në arrest me burg pa afat.

Pavarësisht akuzave Jani Kallanxhi ka mohuar përpara organeve që të ketë kryer ndonjë ngacmim ndaj vajzës së tij përveçse përkujdesjes, ndërkohë që për këtë çështje në vazhdim Kallanxhi do të gjykohet nga seksioni i të miturve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: