Një automjet ka marrë flakë në afërsi të Liqenit të Thatë, ndërsa ndodhej në lëvizje sipër. Sipas policisë, mjeti në pronësi të shtetasit E. A është djegur pjesërisht, ndërsa dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 04.04.2022, në afërsi të Liqenit të Thatë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin E. A.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
