Një meteorolog me qendër në D. C. ka telefonuar fëmijët e tij gjatë transmetimit live, për t’i paralajmëruar se tornado po vinte drejt shtëpisë së tyre në Maryland.

Në videon e publikuar nga mediat, meteorologu, Doug Kammerer, po tregonte kushtet klimaterike teksa kuptoi se tornado po drejtohej në shtëpinë e tij. Në këtë moment ai nxjerr telefonin dhe telefonoi familjarët.

“Në fakt, unë po e ndjek këtë nga afër tani, kjo do të shkojë pikërisht mbi shtëpinë time”, thotë ai.

Në një moment babai i dy fëmijëve e mban telefonin në vesh dhe thotë: “Kent, je aty?

Dua që të zbresësh në bodrum. Ne morëm një paralajmërim për tornado. Unë dua të sigurohem që ti dhe Cally të zbrisni poshtë sa më shpejt që të jetë e mundur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: