Triend i krijuar në “Big Brother Vip”, me dinamika të shumta dhe kthesa të papritura. E kemi fjalën për treshen Beatrix-Donald-Bora, që duket se po vazhdojnë të jenë sërish në qendër të vëmendjes, edhe pse aktori ka prishur marrëdhëniet me të dyja vajzat që ka pasur lidhje.

Ndonëse vajzat kanë qenë më pak të heshtura për të shkuarën me aktorin, vetë Donaldi ka marrë vëmendjen me vendimin për t’iu futur muzikës dhe me këngën e publikuar të titulluar “Nuk je”, që dukej qartë dedikim ndaj Borës.

Pak javë më pari ai mori vëmendjen me këngën “Nuk je”, që dukej qartë dedikim ndaj Borës. Sikur mos të mjaftonte teksti në fund të videoklipit ai ka vendosur datën 5 që shfaqet rrufeshëm, duke na bërë të gjithëve ta kthejmë disa herë videon për ta parë. Aktualisht kënga ka rreth 4 milionë klikime dhe nuk mund ta mohojmë që “5” ka rolin e saj në këtë shifër. Por jo vetëm kaq, Donaldi pritet të publikojë së shpejti një bashkëpunim me Romeon dhe Elgit Dodën, që fansat janë të bindur se do i dedikohet Beatrix.

Tre artistët kanë publikuar vetëm një fragment ku dëgjohen që përdorin frazën anormale. “Ti nuk je normale, je anormale”.- thuhet në këngë.
Çfarë e lidh këtë frazë me Beatrix? Në një bisedë mes saj dhe Donaldit në “Big Brother VIP” ky i fundit i ka thënë këngëtares: “Ti nuk je normal, je anormale”. Kaq ka mjaftuar që njerëzit nëpër rrjetet sociale të bëjnë lidhjen mes tyre dhe të dalin në përfundimin se kënga i dedikohet Beatrix.

Nuk dimë të themi nëse Donaldi ka patur në mendje këtë frazë apo është diçka rastësore, por me siguri ky trekëndësh kaq i diskutuar në shoËbizin shqiptar do vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes.

Prej javësh Donaldi në fakt po përflitet për një rikthim me Bora Zemanin. Madje së
fundmi është aluduar se ata do jenë protagonistë në një film. Moderatorja është shfaqur krah regjisorit Erion Bubullima dhe ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka thënë asgjë, pamjet e dyshes në Vjenë, (aty ku jeton edhe regjisori) mjaftojnë për të aluduar ç’po ndodh.

Thuhet se regjisori Bubullima kishte në plan të realizonte një film ku do të luanin binjakët Veshaj. Krejt papritur, shohim edhe Borën me të. Sikur mos të mjaftonte kjo prej ditësh flitet se Bora dhe Donaldi kanë qenë bashkë në Vjenë.
Po ashtu në Internet qarkulloi një video që tregonte se makina e Donaldit ndodhej poshtë shtëpisë së Borës, duke lënë të kuptohet se ata janë takuar, ose pasi janë ribashkuar ose për tu sqaruar. Për më tepër, Bora ndjek në Instagram nënën e Donaldit dhe ‘follow’ ia ka bërë së fundmi pasi ajo sapo e ka hapur faqen e saj në këtë rrjet social.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: