TIRANË- Megjithëse është kategorikisht e ndaluar me ligj hedhja e rrjetave për peshkim në Liqenin Artificial, në mes të ditës, në një orar dhe zonë të populluar, persona të papërgjegjshëm peshkojnë pa problem. Denoncimi vjen nga Shoqata Shqiptare e Peshkimit Sportiv dhe Rekreativ, e cila ka dërguar edhe një video në adresë të BalkanWeb, ku duket një varkë në mes të liqenit që hedh dhe mbledh rrjetat. Videoja është regjistruar rreth orës 17:00 të ditës së sotme.

Askush nuk ka ndërhyrë e mesa duket vëmendja e policisë ka qenë e drejtuar tek vizita e sekretarit amerikan dhe ky rast ka kaluar pa penalitete.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb