Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka ndjekur nga afër situatën në qytetin Bucha, në veri-perëndim të Kievit.

Imazhet tregojnë trupat e civilëve të shpërndarë në rrugë, ngjarje e cila ka marrë menjëherë reagime ndërkombëtare.

I rrethuar nga personeli ushtarak, Zelensky tha se situata me të cilën po përballej ishte shumë e vështirë, duke ritheksuar se po ashtu edhe negocimi me Rusinë pas këtyre mizorive të kryera nga forcat ruse , ishte po ashtu edhe më i vështirë për tu arritur.

Më tej presidenti ukrainas u zotua se vendi i tij nuk do të ndalet deri sa të gjejë përgjegjësit dhe se Ukraina u shpreh ai do t’i tregojë botës se atë çfarë ka ndodhur në Bucha.

Imazhet e trupave të cilët u gjetën të shpërndarë në rrugë ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar

“Këto janë krime lufte dhe do të njihen nga bota si gjenocid”, shtoi më tej ai.

6

2

Capture

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: