DHËRMI

Një aksident është shënuar në fshatin Palasë në Dhërmi.

Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se një mjet betoniere, me drejtues Th. P., ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka marrë dëmtime të rënda drejtuesi.

Ai momentalisht po transportohet për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Njoftimi i Policisë:

Dhërmi/Informacion paraprak

Më datë 05.04.2022, rreth orës 12:15, në fshatin Palasë, Dhërmi, mjeti tip betoniere, me drejtues shtetasin Th. P., rreth 60 vjeç, banues në Lushnjë, duke punuar në një kantier është rrëzuar dhe si pasojë ka marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: