Udhëheqësit perëndimorë do të shpallin një bllok të mëtejshëm sanksionesh kundër Rusisë të mërkurën. Kështu deklaruan zyrtarë të SHBA-së. Thirrjet për sanksione të mëtejshme janë rritur ditët e fundit mes akuzave për mizori nga ana e rusëve në Bucha.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se masat do të synojnë organet financiare dhe shtetërore ruse, si dhe disa zyrtarë dhe oligarkë.
Zonja Psaki shtoi se masa do të “bëjë përgjegjëse kleptokracinë ruse që financon dhe mbështet luftën e Putinit”, raporton BBC.
Sanksionet, të cilat pritet të përfshijnë një ndalim për të gjitha investimet e reja në Rusi, do të “degradojnë instrumentet kryesore të pushtetit shtetëror rus, do të imponojnë dëm ekonomik akut dhe të menjëhershëm ndaj Rusisë”, u tha zonja Psaki gazetarëve gjatë një konference shtypi.
