E shtuna ishte një ditë tmerri për banorët e Buch-as, pasi u kthye në një simbol fatkeq i gjenocideve, që Evropa s’i shihte prej dekadës.
Një 53-vjeçar ukrainas, i quajtur Mykola, ka treguar momentet e vështira. Ai ka thënë se rusët i kanë kërkuar që të varroste të gjithë të vrarët, që ishin meshkuj të moshës nën 50-vjeç.
“Çdo person është shënjuar me një copëz dërrase dhe i është vizatuar një ikonë, varësisht nga feja që i takonte. Kam dashur t’u jap një varrim dinjitoz, me aq sa kam mundur. Por për fat të keq, varret nuk janë mjaftueshëm thellë të hapura, por s’doja të lejoja që trupat të ktheheshin në ushqim për qentë”, tha burri.
Dy prej miqve të tij janë qëlluar para syve të tij, e i treti është vrarë me granatë. Gjymtyrët e trupit të tij kanë qëndruar nëpër rrugë për ditë të tëra – derisa iu lejua t’i mbledh dhe t’i fus në një thes dhe t’i gropos.
“Rusët kërkonin dokumentet kur arritën atje. Çfarëdo që shkruante në to, ata e konsideronin kërcënim, nënkuptonte se duhet të jenë të vdekur. I detyronin burrat të zhvishen, duke kërkuar tatuazhe, ndoshta ato ushtarake”, shpjegoi Mykola.
(BalkanWeb)
