Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi komentoi vendimet e fundit të qeverisë. Ai ka thënë gjatë fjalës së tij, se kanë miratuar vendimin për dhënien e shtetësisë shqiptare të shtetasve të huaj që kanë kontribute të spikatura në arsim, shkencë e sport.

“Sot miratuam një vendim që merret me dhënien e shtetsisë shqiptare të shtetasve të huaj që kanë kontribute të spikatura në fushën e arsimit dhe shkencës.

Është një vendim që vjen si plotësim i një neni që e kemi për shtetësinë dhe përcakton procedurat dhe kohëzgjatjen e afateve për dhënien e shtetësisë shqiptare për këta perosona me kontribute në arsim dhe shkencë.
Ky është një vendim që mund ta përdorimin si një instrument për përthithjen e talenteve të rinj apo rekordmenëve të cilët përmes marrjes së shtetësisë shqiptare mund të përfaqësojnë shtetin shqiptar në kompeticione ndërkombëtare”, tha Çuçi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb