ELBASAN

Dy gra kanë mbetur të plagosura në një aksident mëngjesin e sotëm në Elbasan. Rreth orës 09:30, në aksin rrugor Cërrik-Mollas, në fshatin Klos, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me mjetin tip “Renault” me drejtues shtetasen H. M.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit tip “Renault”, shtetasja H. M., si dhe pasagjerja, shtetasja L. M., të cilat janë dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: