Nëpërmjet një statusi në Facebook, Albana Vokshi ka denoncuar skandalin sipas saj të kryer me provimin e vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar.
Vokshi, ndërsa ka publikuar mesazhin e një qytetari që denoncon rastin, thekson se provimi do të zhvillohet sot në orën 14:00 në Tiranë, ndërsa pyetjet e testit u janë bërë të ditura të njohurve të ministres së Arsimit dhe militantëve të partisë.
Statusi:
Skandali!!
Mësuesja në Elbasan denoncon #skandalin me provimin e Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar që do të zhvillohet sot në orën 14.00 në Tiranë në shkollën Sabaudin Gabrani.
Dalin pyetjet me porosi të Ministres Evis Kushi që të certifikohen të njohurit e Ministres dhe militantet e partisë…..
Ky është “vetëreformimi” në arsim për të cilin foli Kryeministri Rama dje në Asamblenë e PS…

