E rrethuar me shumë mister mbetet vrasja e 38-vjeçarit Betim Kastrati, shoferit të Portit të Durrësit Pirro Vengu, teksa policia fillimisht e ka deklaruar si vetëvrasje, dyshimet e miqve dhe familjarëve kanë bërë që grupi hetimor të shtrijë hetimet në disa pista.

Ka dyshime të forta për nxitje në vetëvrasje, ose dhe vrasjen e 38-vjeçarit që të gjithë e njihnin si një tip të fortë dhe që nuk vuante nga depresioni, një arsye kjo për t’i dhënë fund jetës.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se policia po heton të gjitha pistat, ndërsa pritet që në pyetje të merret dhe drejtori i Portit të Durrësit Pirro Vengu, pasi 38-vjeçari punonte si shofer i tij. Vengu do të pyetet për rrethanat që mund ta kenë shtyrë shoferin e tij drejt vetëvrasjes apo nëse ka dijeni për ndonjë konflikt të tijin me persona të tjerë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb