Gjendet kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, pasi që dje rezultonte e zhdukur. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Elidon Ndreka. Klaudia Marku është shoqëruar në komisariat.

Ishte bashkëshorti i saj ai që denoncoi rastin në polici.

Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit për kallëzimin e bërë nga shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin e bashkëshortes së tij nga banesa, sqarojmë se:
Shtetasja K. M., 34 vjeçe, rreth orës 15:30, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe aktualisht po jep sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: