Ditë emocionuese për Theo Hernandez. Mbrojtësi i Milanit është bërë baba për herë të parë, teksa bashkëshortja Zoe Cristofoli ka sjellur në jetë një djalë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Theo, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Francezi shkruan: “Të dua”, krahas fotos përkatëse. Çifti i njohur janë prej kohësh bashkë dhe po jetojnë vitet më të lumtura.

Trajneri i Milanit, Pioli i ka dhënë leje Theos për të qenë sot pranë familjes, duke mos marrë pjesë kështu në stërvitjen rutinë. 24 vjeçari është një nga më të mirët që ka në dispozicion ekipi i “Djallit”.
