Ish kryeministri Sali Berisha ngriti sot dyshime për arrestimin e Alqi Bllakos për aferën e inceneratorëve.
Duke folur në një konferencë për shtyp nga selia blu ai tha se zërat “Një anëtar i organizatës së inceneratorëve, Alqi Bllako, është sot i arrestuar, por proceis i tij dëshmoi në mënyrë flagrante përpjekjen anti-ligjore të Qeverisë për mbrojtjen e tij. Qytetarët shqiptarë nuk panë një sekuencë të vetme të Komisionit të Mandateve, të Parlamentit për të vendosur për imunitetin e tij”.
Sipas Berishës “pastaj Bllako na zhduket, njeriu që tha “s’kam imunitet” u zhduk. Zërat thonë që u arratis nga Qafë Bota në Greqi, nuk e di, s’kam asnjë fakt. Thonë që u kthye me helicopter, por policia qëndroi në anën e Bllakos. Ajo mori përsipër në modelin e mëparshëm të gënjejë opinionin dhe organet e ligjzbatimit dhe të shprehet se Alqi Bllako ishte në Drejtorinë e Policisë. Por “mbrëmë” dhe “mëngjesi” janë të ndyshme. Kush e urdhëroi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Nano të mashtrojë qytetarët shqiptar? Ishte ky një vullnet i tij i sëmurë apo e urdhëroi Çuçi?”.
