Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ukrainasit “po mbrojnë të drejtën për të jetuar” në një intervistë për CBS News nga Kievi.

“Kurrë nuk e kam menduar se kjo e drejtë ishte kaq e kushtueshme. Këto janë vlera njerëzore – në mënyrë që Rusia të mos zgjedhë se çfarë duhet të bëjmë ne dhe si do t’i përdor të drejtat e mia,” tha ai.

Ai tha se në një vizitë të fundit në Bucha, ku Rusia është akuzuar për krime lufte, ai ishte dëshmitar i “vdekjes, vetëm vdekjes”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb