FUSHE ARREZ – Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në qendër të Fushë Arrëzit. Burime nga policia bëjnë të ditur se i riu Arjan Vocaj, nga fshati Dush i Vaut të Dejës, është qëlluar me armë zjarri pas një sherri mes të rinjsh në një bilardo.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e sherrit, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar, 22-vjeçarin Vladimir Topjani, banues në  fshatin Lumbardhë, Fushë Arrëz. Ndërkohë mësohet se 24-vjeçari Arjan Vocaj është dërguar në spitalin e Pukës, në gjendje kritike për jetën.

“Më datë 29.12.2014, rreth orës 15:42, u njoftua nga Salla Operative Puke se në qendër të qytetit Fushe-Arrëz Pukë, është plagosur me armë zjarri shtetasi Arian Vocaj, banues në fshatin Dush, Vau-Dejës Shkodër, vjeç 24, i cili po merr ndihmën mjekësore pranë Spitalit të Pukës. Autori i kësaj plagosje është shtetasi Vladimir Topjani, banues në fshatin Lumbardhe, Fushë Arrëz Pukë, vjeç 22, i cili u kap dhe u ndalua nga shërbimet e policisë. Dyshohet se ngjarje ka ndodhur për motive të dobta.”- thuhet në njoftimin e policisë.

(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb