Nedim Bajrami ishte një nga më të mirët në fushë sot në barazimin pa gola të Empolit ndaj Spezias. Pas takimit të Serie A, lojtari shqiptar foli për mediet, teksa e cilëson pikën e marrë si të rëndësishme.

Aspekti personal i Bajramit ishte një nga temat e prekura. Futbollisti thotë se ndjehet mirë, e për të ka rëndësi më shumë grupi.

Nedim
Nedim

“Çdo pikë është e rëndësishme, por sot mund të kishim fituar. Jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu sepse kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje.Ne luajmë mirë, por në metrat e fundit duhet të jemi më të  këqinj.Detyra ime është ta çoj ekipin përpara. Kishim raste, mund ta mbyllnim  takimin por luajtëm mirë. A jam rritur? Ndihem shumë mirë, të gjithë jemi të rëndësishëm” – tha ai.

 

23 vjeçari ka shënuar 6 gola deri tani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb