Femrat U-19/ Kombëtarja përgatitet për sfidën e fundit ndaj Turqisë

09 Prill, 2022 20:26

Cc078fbd 734b 4b67 A4dd 03a0abe226a7 Scaled

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Pas fitores së djeshme ndaj Qipros U-19, ekipi kombëtar U-19 i femrave ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Turqisë.

Vajzat kuqezi kanë zhvilluar një seancë rikuperuese ditën e sotme që ka zgjatur rreth 30 minuta, e bazuar në lojëra argëtuese në kompleksin “Arslan Zeki Demirci Spor” në Turqi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Kreshnik Krepi nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësen Matilda Gjergji, për shkak të dy kartonave të verdhë që ka marrë në ndeshjet ndaj Izraelit dhe Qipros, duke humbur kësisoj ndeshjen e fundit ndaj Turqisë.

Kjo sfidë e tretë dhe e fundit ndaj rivaleve turke do të luhet ditën e hënë në ora 13:00, në kompleksin “Arslan Zeki Demirci Spor”.

Shqipëria aktualisht gjendet në kuotën e 3 pikëve, po aq sa Turqia, ndërsa në vendin e parë është Izraeli me 6 pikë, ndërsa Qipro në vendin e fundit me 0 pikë.

Ad93b867 1980 47d9 B089 9ed24027c734 1024x768

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
loading...
©