Nga Kongresi i PS, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka kthyer përgjigje pasditen e sotme Presidentit Ilir Meta.

Duke e cilësuar Ilir Metën “një fiksimaxhi që rrihet me policët”, Veliaj u shpreh se punimet e këtij Kongresi treguan dhe kontrastin e thellë që ekziston mes socialistëve dhe Presidentit.

“Ishte një Kongres me risi, aq sa komshiu përballë doli në konferencë për të sqaruar atë që njerëzit e dinë dhe mirë që doli se tregoi kontrastin mes nesh dhe një fiksimxhiu që rrihet me policët. Shyqyr që shpëtuan policët e Pallatit të Kongreseve në ndryshim nga ato të FRD-së. Kaq i madh është hendeku mes 2 krahëve të politikës”, tha Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: