Lazio sigurojë një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Geona, një fitore me “poker” duke i kaluar në këtë mënyrë presionin Romës. Dy ekipet e kryeqytetit vijojnë betejën në distancë për të siguruar një biletë për në Europa League sezon e ardhshëm.

Thomas Strakosha zbriti sërish si titullar në këtë sfidë teksa në minutat e para ishte jo pak përcaktues duke mbajtur portën të paprekur. Marusic kaloi Lazio në avantazh në minutën e 31-të, ndërsa në fundin e pjesës së parë Immobile dyfishojë shifrat.

Sulmuesi azzurr ishte protagonist edhe në pjesën e dytë ku fillimisht në minutën e 63-të dërgoi shifrat në 0-3, përpara se Patic të realizonte një autogol duke ngushtuar rezultatin në 1-3. Në minutën e 76-të, sërish Immobile realizoi duke kompletuar “tripletën” e tij dhe duke sigluar shifrat përfundimtare në 1-4.

Në këtë sfidë, Sarri vendosi të aktivizojë Hysaj vetëm në minutën e 83-të.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb